Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Çdo i ri që ikën nga Shqipëria shkakton 15 mijë euro në vit humbje

09:49 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rinia 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rinia po ikën, dhe kjo për eksperten e ekonomisë Teuta Nunaj, e cila i referohet të dhënave ndërkombëtare, do të thotë 15 mijë euro në vit humbje. Për të nga përllogaritjet për vitin 2018, largimi i emigrantëve i ka kushtuar Shqipërisë 330 milionë euro deri në 504 milionë euro kosto, që varion nga numri dhe niveli arsimor i tyre.

“Janë disa të dhëna jo zyrtare sesa i kushton Shqipërisë largimi qoftë i një individi, i referohemi të dhënave ndërkombëtare si “Wester Foundation” që ka përllogaritur që për vitin 2018 kostoja që i kushton Shqipërisë largimi i emigrantëve është nga 330-504 milionë euro dhe kjo varion nga numri i emigrantëve dhe niveli i tyre arsimor. Problematikë është edhe fakti i të ardhmes, i humbjes që këta i shkaktojnë konsumit të ekonomisë shqiptare që prek PPB, dhe rrit kostot dhe është përllogaritur që çdo individ që largohet krijon 15 mijë euro në vit te konsumi”.

Për ekspertin e emigracionit Ilir Gedeshi, çështja e emigrimit është një çështje kombëtare, ndërsa thekson se karakteristikë e tij është largimi i trurit. “Emigracioni prek bizneset, nëse më parë largoheshin të papunët tani biznesi nuk gjen fuqi punëtore. Është emigracion që po merr karakteristikat e një “brain drain”. Emigrojnë persona me arsim të mesëm e të lartë. 40% “brain drain” dhe 30% me arsim të mesëm profesional dhe kjo ka impakt sa i takon jetës politike e sociale. Asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk i ka këto flukse”.

Për sociologun Gëzim Tushe shkaqet kryesore janë cilësia e shërbimeve në vend joshja ndaj vendeve perëndimore që ecin me zhvillim të shpejtë, ndërsa tek ne cilësia e shërbimeve lë për të dëshiruar. Sipas tij qeveria nuk duhet ta shohë emigracionin si e drejtë individuale.

rinia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

Shtatori sjell borën e parë, zbardhen bjeshkët e Tropojës

10:52 / September 26, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.