Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Erdogan urdhëroi vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin e fëmijëve. Po punon për pushtetin e PS në Shqipëri

17:53 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në konferencën për gazetarët pasditen e sotme se mbyllja e kopshtit turk në Tiranë është bërë me urdhër të presidentit turk Recep Tayip Erdogan.

Berisha shtoi se Erdogan punon për pushtetin e Edi Ramës duke e trajtuar Shqipërinë si provincë të Ankarasë.

“Vendimet duhet të merren në Tiranë, jo në Stamboll. Kjo e kopshtit të fëmijëve tuaj është historia më e turpshme. Dikur perandoria urdhëronte të mbylleshin shkolla se flitej shqip në to. Me Turqinë jemi miq por kjo mund të ndodhë kurrë. Ka probleme ai të brendshme politike dhe urdhëron vasalin e tij politik në Tirane të mbyllë kopshtin. Një prind nuk e bën kurrë këtë. Çfarëdo u them këtyre vogëlushëve unë se nesër nuk do shkoni në kopsht se e ka mbyllur qeveria.

Del dhe e falenderon ministri turk dhe e favorizon Xhaçkën e qeverisë për aktin që ka bërë. Është shkelur çdo ligj, çdo rregull edhe në marrëdhënie mes dy vendeve. Ju e dini që kam punuar për marrëdhënie miqësore mes Shqipërisë dhe Turqisë. I them presidentit turk që në këtë mënyrë interesat turke në këtë vend marrin fund. Nuk mund të pranohet kjo. Nuk mund të trajtohen shqiptarët në këtë mënyrë për karrige të Edi Ramës dhe karrigen e tij. Çfarë rreziku ka një kopsht shembullor me 250 fëmijë. Këtij mund t’i thuash çdo fjalë por vetëm shqiptar jo, Nuk ka asgjë shqiptare këtu.

Unë merrem se dua që këta fëmijë të jenë zotër të vendit të tyre.. Dhe vendimet për ta t’i marrin shqiptarë. Të diktojnë sikur je një provincë e Ankarasë apo Anadollit. Marrëdhëniet mes vendeve në raportin personal Erdogan Rama janë jashtëzakonisht problematike. Ai punon për pushtetin Edi Ramës. Po shkel të gjitha rregullat. Edi Rama pranon që Shqipëria të trajtohet si provincë e Ankarasë. Çdo vend ka interesat e tij në vendin tjetër. Por çfarë marrëveshje ka mes Shqipërisë dhe Turqisë që të mbyllen kopshtet dhe shkollat. Ndër më të mirat”, tha Berisha.

Berisha Erdogan Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.