Ish-Presidenti Alfred Moisiu mendon se po të ishte krijuar njësia anti-korrupsion e njohur shkurt si SPAK, Shqipëria nuk do të kishte krizën aktuale politike.
“Arsye kanë shumë për t’u trembur. Trembet ai që ka “gëlltitur lugën e çorbës”. Unë e quaj gjë shumë të mirë SPAK-un por po vonohet. Po të ishte bërë SPAK-u siç ishte parashikuar, edhe këtë krizë që prodhuam tani nuk do të kishte ndodhur sepse elementët që prodhuan krizën do ishin larguar nga politika për dëmet që i kanë bërë këtij vendi. janë të interesuar shumë ta vonojnë, pra t’i vënë stërkëmbëshat. Ata duan të mbrohen, por unë them nuk kanë shpëtim”, tha ai.
Moisiu u shpreh se Presidenti e ka detyrim kushtetues që të ulë palët politike të dialogojnë.
“Nuk ka krizë që nuk ka zgjidhje. Kushtetuta e detyron Presidentin, i cili përfaqëson unitetin e popullit. ani unë dy herë i kam bërë thirrje presidenti dhe nuk prisja përgjigje direkte por prisja një përgjigjej indirekt që ia të bëhet ftesë palëve dhe jam kritikuar për këtë nga rrejte sociale. Unë e di situatën dhe i di edhe rrethanat. Unë them që një njeri që ka marrë përsipër një detyrë duhet të bëjë çmos për t’ia dalë mbanë. Ai ka vështirësitë e tij në këtë punë dhe unë e kam përshëndetur zgjedhjen e tij si president pikërisht sepse gjykoja se ai njeri ka një formim politik të hershëm të gjatë dhe të suksesshëm. Ka aftësinë për t’u marrë vesh ke dy palët dhe mund ta arrinte këtë punë.
Por kjo është një vetëvrasje politike e asaj pjese politike që e ndërmori këtë punë. Por tani duhet sinqeritet dhe vullnet për ta zgjidhur. Tani kjo pse nuk mund të hyjë më në Parlament dhe kjo gjë dihet. Por zgjedhjet vendore janë një provë dhe duhet një dialog para zgjedhje vendore që të përgatitet dhe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore dhe them se mund të ketë rezultat nëse duan sigurisht. Nëse nuk duan dhe duan destabilizim atëherë dalim tek një fjalë e vjetër që thotë ‘ujku do mjegull’”, tha më tej.
I ftuar në studion e Mustafa Nanos në Abc News, Moisiu tha se banon prej 47 vitesh në të njëjtën banesë ndryshe nga politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët. “Në atë shtëpi kam 47 vjet që banoj. Nuk doja unë që të kisha vilë dhe shtëpi luksoze? Kur sot, deputetë jo më ministra, por edhe drejtorë që kanë vila dhe atje. Shiko edhe Vettingun, prokurorë dhe gjyqtarë që thonë këtë ma ka dhënë daja, këtë ma ka dhënë xhaja. Si nuk na u gjet ne një dajë dhe një xhajë kaq bujar?! Është abuzuar në mënyrë galoponte”, u shpreh.