Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Hakerat iranianë publikojnë “përgjimet e SHISH” me kamera të fshehta pranë Ambasadës kineze

19:44 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shish
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hakerat iranianë të grupit Homeland Justice kanë publikuar në rrjetet sociale të menaxhuara prej tyre, dy video që pretendohet se janë përgjimet të agjentëve të SHISH në Tiranë.

Në video dallohen dy persona që mesa duket survejojnë “objektivin” e tyre. Ndërsa në një prej video-ve dallohet ndërtesa e Ambasadës Kineze në Tiranë.

Megjithatë vlen të theksohet se personat në video mbajnë logon e Policisë së Shtetit, dhe njëri prej tyre besohet të jetë ish-kreu i bluve, Gledis Nano.

“Përshëndetje jemi njësia hetimore e Policisë së Shtetit. Unë jam drejtori”, dëgjohet teksa thotë personi në video.

Teksa të dy shkojnë dhe ballafaqohen me dy persona që qëndrojnë pranë ambasadës kineze në Tiranë, njëri prej tyre prezantohet si “drejtori i protokollit në Policinë e Shtetit, ndërsa personin e huaj e prezanton si zv-atasheu i ambasadës kineze”.

Rreth një javë më parë, hakerat e grupit Homeland Justice publikuan databazën me emrat e rreth 600 punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror.

“Prisni për bombën të bjerë”, shkruajnë hakerat.

“Në vend të të harxhoni taksat e qytetarëve tanë me anti-humanët, terroristët e Durrësit, shpenzoni paratë për njerëzit e edukuar”, thuhet në mesazhin e hakerave që i referohet muxhahedinëve iranianë të strehuar në kampin e Manzës në Durrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë pritet të ulet me 32 lekë

13:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.