Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

3 vite nga tërmeti, PD publikon videon e zotimit të Çelës dhe akuzon: Rama ka kapur drejtësinë

12:07 / November 8, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto garo1667905228
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar tre vite nga tërmeti tragjik i nëntorit që i mori jetën 51 qytetarëve, dhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, është shprehur se kryeministri Edi Rama ka kapur drejtësinë, pasi askush nuk është dënuar. Po ashtu PD-ja ka publikuar edhe video-n e zotimit të kryeprokurorit Olsian Çela para Prokurorisë së Durrësit për evidentimin e fajtorëve.

“Kjo drejtësi, në 3-vjetorin e vdekjes, dha pafajësi për përgjegjësit e vdekjes së paralajmëruar të 51 banorëve që humbën jetën në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Kryeprokurori i ri Olsian Çela, produkt i Reformës në Drejtësi, më 7 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të atij viti, që u mori jetën 51 shqiptarëve dhe la mijëra të pastrehë, deklaronte se “kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinjerëve, teknikëve etj”.

Nga ana tjetër, Garo tha edhe se është një turp i drejtësisë që nuk bën drejtësi. “Që nuk e mbulon asnjë tërmet dhe asnjë përmbytje. Një krim pa ndëshkim që i vret dy herë viktimat dhe i torturon për së gjalli të afërmit e tyre”.

Deklarata e plotë

Kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinierëve, teknikëve etj.

Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Çelës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar. E njëjta situatë edhe në bashkinë më të madhe të vendit në Tiranë. 31 persona u shpallën në kërkim, disa u arrestuan dhe shumica u arratisën. Prokurorja e Tiranës jepte asokohe të njëjtin premtim për hetime.

Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu.

Personat e tjerë të akuzuar, në një tallje cinike me viktimat dhe të pastrehët, u dënuan me punë në shërbim të komunitetit.Te kjo frazë e fundit qëndron edhe pyetja: a i shërbeu drejtësia e re, propaganda dhe shpenzimet për të komunitetit, njerëzve, shqiptarëve. Viktimat dhe familjarët e tyre, familjet e panumërta që janë ende me qira, në çadra apo forma të tjera të shpërnguljes nga vatrat e tyre, përgjigjen unanimisht: JO.

Ata që mund të quhen ‘vrima e fundit e kavallit’ mbetën pa ndëshkuar. Ata që janë në fakt përgjegjësit kryesorë të tragjedisë dhe të masakrave urbane, kryebashkiakët e Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Edi Rama dhe ministrat e tij as u akuzuan, as u morën në pyetje, dhe as u hyri gjemb në këmbë. Një turp, i drejtësisë që nuk bën drejtësi, që nuk e mbulon asnjë tërmet dhe asnjë përmbytje. Një krim pa ndëshkim që i vret dy herë viktimat dhe i torturon për së gjalli të afërmit e tyre.

Kujtojmë se familje të tëra, 25 banorë u shuan në pallatet e Thumanës, të bëra të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit 2019, por që u lanë aty që t’ju merrte më vonë jetën tërmeti i nëntorit, dhe askush nuk u gjet fajtor. Partia Demokratike, në prag të përvjetorit të tretë të tragjedisë së 26 nëntorit, u kujton me dhimbje shqiptarëve se, një drejtësi që nuk punon për ata nën gërmadha, funksionon për ata mbi rrënoja.

Kjo është pamja në sytë e shqiptarëve tre vjet më vonë: një grusht korbash të qeverisë dhe drejtësisë mbi gërmadhat e 26 nëntorit dhe mbi varret e të vdekurve. Me ta nëpër këmbë Shqipëria është në rrezik. Shqiptarët nuk janë më qytetarë, pro viktima, populli me gomone në krahë që pret të hidhet në dallgët e rrezikut nëpër brigjet e Europës. Më 12 nëntor, të gjithë bashkë, duhet të japim një shenjë guximi, force dhe shprese, kundër tufës së korbave mbi hartën e Shqipërisë dhe fatet e shqiptarëve.

Edi Rama PD termet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.