Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Radikali lihet në burg, Laçi: Fëmijët nuk kishin nevojë për shkollë. Djali: 1 vit jetuam pa energji

12:51 / November 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjergji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhvillimet politike e hijezuan ngjarjen misterioze dhe të rëndë që u raportua ditën e hënë. Në seancën e kësaj të marte, Gjykata e Tiranës la në burg Gjergji Laçin, i arrestuar për ngujimin e familjes së tij në banesë prej 6 vitesh. Në seancë ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj dy djemve dhe gruas, teksa sipas tij nuk i ka penguar që të dalin jashtë. Për arsyen pse nuk i dërgon dy të miturit në shkollë, deklaroi se nuk kanë asnjë nevojë. Fishekët dhe thikat i mbaja për punë.

Laçi u arrestua të dielën pasi akuzohet se mbante prej 6 vite të ngujuar gruan dhe dy djemtë e tij në shtëpi. Në dëshmitë e tyre, ata kanë treguar se ai u dhunonte sistematikisht dhe nuk i lejonte të dilnin nga shtëpia.

Bashkëshortja e 52-vjeçarit Gjergj Laçi është shprehur se ai ka ushtruar prej 12 vitesh dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur ndaj saj dhe fëmijëve të mitur, dhe së fundmi i ka mbajtur të gjithë të mbyllur në shtëpi, duke i kërcënuar nëse dilnin jashtë.

Djali i mitur ka dhënë një dëshmi tronditëse mbi atë që ndodhte brenda banesës së tyre në Tiranë. Prej një viti në shtëpi mungonte energjia elektrike, për shkak se familja nuk kishte para të paguante dritat. Po ashtu ai tregon se babai ishte kthyer nga Italia 20 vite më parë, por nuk kishte punuar në Shqipëri. Së fundmi Laçi kishte nisur të praktikonte edhe fenë myslimane dhe shkonte çdo të premte në xhaminë e Medresesë së Tiranës.

Në dosjen hetimore konstatohet se dy djemtë e Laçit janë në gjendje shumë të rënduar psikologjike, pasi kohët e fundit nuk merrnin më as mundimin për t’i kërkuar babait që të dilnin.

Gjergji Laçi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.