Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qeveria i kalon privatit 90 mijë m2 tokë shtet për një resort në Gjirin e Lalëzit

12:49 / November 8, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lalz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar dhënien e statusit të investitorit strategjik për dy projekte.

I pari është një resort turistik në Gjirin e Lalëzit për të cilin është miratuar gjithashtu kalimi i të paktën 90 mijë metrave katrorë tokë shtet për zhvillimin e projektit.

Referuar vendimit të KIS investitor për projektin është “Omnix Albania” sh.p.k, një kompani ku janë aksionerë tre kompani të tjera shqiptare Matrix Konstruksion, Klar dhe RDA PETROL dhe investitori Jamal Abdulsalam MAbuiss.

Shoqëria në fjalë është e njëjta që pak vite më parë u bë pjesë e titujve të mediave kur u sulmua investitori libanez Fadi Mitri dhe deklaroi se do të tërhiqej nga ky investim.

Vendimi i KIS për resortin

“Projekti konsiston në një kompleks luksoz që përfshin një park rezidencial, një bulevard, një hotel me 5 yje, park ujor, klub fëmijësh, klub plazhi etj.

Vlera e investimit të projektit të investimit “Resort turistik me vendndodhje në Gjirin e Lalëzit” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë rreth 216 Euro” thuhet në vendimin e KIS.

Po kështu në të njëjtin dokument argumentohet se parashikohen të punësohen 252 persona.

Specifikisht për çështjen e truallit ku do të vendoset projekti vendimi nënvizon se “në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike, përkatësisht neni 21, neni 22, neni 27 dhe neni 29 i Ligjit Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, masat mbështetëse që i jepen projektit të investimit strategjik janë si më poshtë:

a) Miratohet masa mbështetëse e kryerjes së procedurave me prioritet dhe brenda afateve të përshpejtuara, në përputhje me legjislacionin për investimet strategjike;

b) Miratohet masa mbështetëse e asistencës në lidhje me dhënien e lejeve, licencave dhe autorizimeve të nevojshme për realizimin e projektit, në përputhje me afatet e parashikuara sipas legjislacionit të investimeve strategjike;

c) Miratohet në parim masa mbështetëse konsolidim toke si dhe dhënia e së drejtës së përdorimit dhe shfrytëzimit të sipërfaqes prej 90 030 m2 të fondit pyjor kullosor, me pronësi Republika e Shqipërisë.

ç) Miratohet të hiqet nga sipërfaqja pyjore kullosore prej 60,000 m2, sipas legjislacionit specifik sektorial për pyjet e kullotat, referuar Aneks 1 të këtij vendimi, e ndarë si më poshtë: i. 15,800 m2 në pasuritë pronë shtetërore me nr parcele 182; 152/43 dhe 178/44; dhe ii. 44,200 m2 në pasuritë pronë private, në pronësi të Shoqërisë “Omnix” Albania” shpk, me nr. parcele 181; 178/39 dhe 178/41” thuhet në vendim.

Investim strategjik në agroturizm

KIS ka miratuar edhe një vendim për t’i dhënë statusin e investimit strategjik një projekti që lidhet me agroturizimin.

Subjekti që do të bëjë investimin është “Zagroturizëm” sh.p.k që do të zhvillojë projektin “Zagorturizëm” me një vlerë rreth 5.5 milionë euro. sipas përshkrimit të bërë në vendim investimi parashikon ndërtimin e një hoteli me 62 dhoma si edhe një sërë mjedisesh të tjera çlodhëse, rekreative e bujqësore. Hoteli do të ketë një sipërfaqe prej 14,404 m2 dhe një lartësi që varion nga 1 në 4 kate me 1-3 kate nën tokë.

“Përveç sipërfaqes së strukturës së hotelerisë, të cilën subjekti e disponon me kontrata qiraje, projekti përfshin edhe një vresht me sipërfaqe 15,000 m2, një kantinë për prodhimin e verës, një pemëtore me drufrutorë të ndryshëm me sipërfaqe 15,000 m2, një sipërfaqe e sistemuar për mbarështimin e kafshëve, një sipërfaqe e sistemuar përmbarështimin e shpendëve, një qendër për rafting, terrene sportive me sipërfaqe 1,899 m2, një pishinë e jashtme me sipërfaqe 1,100 m2, pesë vila druri me sipërfaqe totale 350 m2 , një hapësirë natyrore për shëtitje dhe rekreacion, si edhe rrugë, shtigje e shkallare të brendshme për qarkullimin e këmbësorëve” thuhet në vendim.

Lidhur me pronësinë që do të kalojë tek investitori, vendimi i KIS shprehet se ka nevojë për përditësime dhe verifikime në terren të sipërfaqeve për të dalë më pas me një shifër të saktë./monitor

Gjirin e Lalëzit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Qiratë në Gjermani shtrenjtohen ndjeshëm, oferta e banesave tkurret

17:59 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.