Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

22-vjeçarja Keniane në gjendje kome pas “dhunës barbare”, e ëma vjen në Tiranë: Dikush e ka lënduar atë 

17:17 / November 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
5C837F90 1977 46AB 8B72 0060F78E5C45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ëma e 22 vjeçares keniane, Joy, e cila dyshohet se është dhunuar barbarisht dhe është lënë të vdesë pranë pallatit ku banonte në Tiranë ka ardhur në kryeqytet dhe ka hedhur poshtë pretendimet e policisë se ajo mund të ketë kryer vetëvrasje.

Sipas të ëmës Joy është dhunuar dhe më pas është lënë pranë pallatit ku banonte duke i bër thirrje më tej policisë që të zbardhin këtë ngjarje.

“Nuk pashë ndonjë gjë të çuditshme, e vetmja gjë e cuditshme pashë qe krevati i vajzes , pra vajza jetonte në kat te dyte por nuk ishte i larte, sepse policia më tha që ndoshta ka tentuar të kryej vetvrasje ose mund te kete rënë aksidentalisht nga dritarja. Jo nuk e besoj kete. Sepse gjithcka me tregoi ate nate ishte se ishte e qetë dhe po ushqehej ne krevat, dhe ushqimin ishte i shpërndarë, dikush qe do te vetëvritet nuk bën rremujë. Kjo është e sigurt , une besoj se dikush e ka lenduar ate. Sepse asgjë nuk është marrë nga shtëpia e saj, as celularet, dera nuk ishte e thyer asgjë e tillë”, tha ajo duke shtuar se lajmin se vajza e saj është në koma e ka marrë nga kompania në të cilën vajza punonte ku dhe thekson se ishte e kënaqur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth dy muaj më parë, por është kaluar në heshtje si nga policia dhe prokuroria. 22 vjeçarja, Joy, punonte në një kaziono në kryeqytet dhe jetonte në Shqipëri që nga janari i 2022.

Një natë, ajo u gjet e hedhur pas pallatit ku banonte, e dhunuar brutalisht me kockat e ijeve dhe tre brinjë të thyera si dhe me trauma në tru.

Ngjarja është e mbuluar nga misteri. Megjithatë shoqet e saj kanë hapur tashmë një “gofundme” ku kërkojnë mbledhjen e fondeve për trajtimin e saj jashtë shtetit, teksa tregojnë detaje për ngjarjen e rëndë.

Joy nuk hoqi dorë nga jeta, pas qëndrimit dy muaj në intubim, ajo tashmë arrin të marrë frymë pa ndihmën e aparateve, por i nevojitet terapi intensive pasi nuk mund të lëvizë dhe as të flasë.

Pjesë nga biseda:

Po në lidhje me telefonin e saj? Kush e ka apo nuk e gjetët?

Diten e incidentit telefonat ishin mbi krevat.Kur erdha këtu më thanë se telefonat i mori policia dhe deri tani policia nuk mi tregon telefonat dhe me thonë që po investigohen telefonat e saj.

Po avokatët i keni marre?

Po kam marrë, duke qenë se policia nuk po më ndihmon kam kërkuar për një avokat që të merret me rastin tim, prej dy javesh e kam nje.

 A keni qenë në shtëpinë e vajzës ?

Po, kur shkova në komisariat herën e parë ata me morën që të shihja shtëpinë ku jetonte dhe javen e kaluar kur shkova te mblidhja gjerat e saj .

Nuk vutë re ndonjë gjë të çuditshme atje?

Nuk pashë ndonjë gjë të cuditshme, e vetmja gjë e cuditshme pashë qe krevati i vajzes , pra vajza jetonte në kat te dyte por nuk ishte i larte, sepse policia më tha që ndoshta ka tentuar të kryej vetvrasje ose mund te kete rënë aksidentalisht nga dritarja. Jo nuk e besoj kete . Jo Jo. Sepse gjithcka me tregoi ate nate ishte se ishte e qetë dhe po ushqehej ne krevat, dhe ushqimin ishte i shpërndarë, dikush qe do te vetëvritet nuk bën rremujë. Kjo është e sigurt , une besoj se dikush e ka lenduar ate. Sepse asgjë nuk është marre nga shpia e saj, as celularet, dera nuk ishte e thyer asgje e tille.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen

15:50 / October 28, 2026

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.