Khloe, vajza 1-vjeçare e Zajmin Vasjarit po ndjek hapat e të ëmës. Vogëlushja është kthyer në një personazh të famshëm, pasi e ëma vendosi ta kthejë në një modele.
Të dyja janë shfaqur në një foto të veshura njësoj që Zajmi e postoi një ditë më parë. Por ama, edhe pse duket sikur pozojnë njësoj, bukuroshja shqiptare rrëfen dhe prapaskenat e fotos.
Në foton e postuar një ditë më parë duket gjithçka perfekte, por Zajmina pasi ka postuar foton e plotë thotë se në fakt Khloe po kërkonte këpucën.
Me anë të disa ilustrimeve, Zaimina ka treguar: “Duket sikur kemi pozuar njësoj, por në të vërtet, Khloe po kërkon këpucën”.


