Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aksidenti në Patok/ Ky është 16-vjeçari që humbi jetën. Dedikimi prekës i gjimnazit ‘Qemal Stafa’, Tiranë

22:13 / November 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
flavio
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Flavio Mankollari, është i riu i cili u përfshi në një aksident 15 ditë më parë në rrugën e Patokut në Laç. Nxënësi ekselent i vitit të dytë në gjimnazin “Qemal Stafa” mbeti i plagosur në këtë aksident bashkë me 4 persona të tjerë. Ai qëndroi i shtruar në spital për ditë me radhë mirëpo nuk mbijetoi dot.

Gjimnazi në të cilin studionte i riu ka ndarë një postim, në të cilin shpreh ngushëllime familjes për Mankollarin që përfundoi vitin e parë me të gjitha 10-ta.

POSTIMI I GJIMNAZIT:

‘Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme. Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë, Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik … Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore! Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë! U prehsh në paqe yll i bukur!’

Sipas ekspertizës, një parakalim i gabuar në kthesë me shpejtësi tej normave të lejuara nga mjeti që drejtohej nga shtetasi SH.L. Ditën e nesërme në orën 11:00 Flavio do të përcillet në banesën e fundit.

flavio mankollari Qemal Stafa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.