Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Kryeministri grek nën kritika për skandalin e përgjimeve; i quan akuzat “gënjeshtra të paturpshme”

22:35 / November 8, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Lartë e Greqisë ka filluar një hetim për akuzat se shërbimi i zbulimit të këtij vendi ka përgjuar telefonat e të paktën 33 politikanëve, sipërmarrësve dhe gazetarëve.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anthee Carassava, njofton se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis i ka mohuar akuzat, por analistët thonë se skandali mund ta shtrëngojë zotin Mitsotakis që të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë greke të qendrës së djathtë.

Skandali po krahasohet me skandalin politik të Uotërgejtit që shkaktoi dorëheqjen e ish-Presidentit amerikan Richard Nixon në vitet 1970. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po mohon me forcë çdo përfshirje për akuzat se dhjetëra sipërmarrës, gazetarë dhe madje edhe politikanë të vetë partisë së tij, përfshirë ministrin e jashtëm të vendit, përgjoheshin nga agjentët grekë.

“Kjo e gjitha është e turpshme dhe e rrezikshme”, tha ai gjatë një interviste të orëve të vona me një televizion vendas. “Por kam besim”, shtoi zoti Mitsotakis, “se prokurori i Gjykatës së Lartë do të kërkojë dhe do të marrë qartësimet që i nevojiten”.

Gazeta e majtë “Documento” e bëri publik skandalin të shtunën, duke raportuar se figurat publike ishin përgjuar ilegalisht nëpërmjet programit malinj të njohur me emrin Predator, si dhe nëpërmjet gjurmuesve elektronikë të vendosur nga shërbimi grek i zbulimit, i njohur me akronimin EYP.

Zoti Mitsotakis, i cili drejton partinë e qendrës së djathtë dhe gjithashtu mbikëqyr EYP-in në kuadrin e detyrave të tij si kryeministër, gjendej që më parë nën trysni për shkak të një skandali të ngjashëm të publikuar gjatë verës, se EYP-i kishte përgjuar telefonin e kundërshtarit të tij politik të kahut socialist.

Në atë kohë, zoti Mitsotakis mohoi kategorikisht të jetë përdorur programi i përgjimit i prodhuar në Izrael për të dëgjuar bisedat e kundërshtarit të tij. Por, ai tha se përgjimet ishin të ligjshme dhe pranoi se në fakt shërbimi i zbulimit e kishte përgjuar kundërshtarin e tij politik, megjithëse nuk dha shpjegime për arsyet.

Të hënën redaktori dhe gazetari Kostas Vaxevanis, i cili bëri publik skandalin më të fundit, u paraqit përpara prokurorisë së Gjykatës së Lartë për t’iu përgjigjur pyetjeve në kuadrin e një hetimi urgjent që u çel pas këtij publikimi. Zoti Vaxevanis doli pas disa orësh deponimi duke këmbëngulur se artikulli i tij kishte baza solide.

Sigurisht, që ka prova të besueshme që mbështesin gjetjet e tij, u tha ai gazetarëve. Kemi publikuar tashmë katër mesazhe dërguar njerëzve që ishin përgjuar, gjë që provon se po monitoroheshin ilegalisht, tha ai.

Në artikullin e zotit Vaxevanis citohen dy persona që pretendojnë se kanë patur rol kryesor në përgjime.

Zoti Mitsotakis tha se artikulli ishte pjesë e një konspiracioni më të gjerë politik për të rrëzuar qeverinë dhe për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme.

Kjo është e gjitha pjesë e një përpjekjeje, tha ai, për ta zhytur vendin në baltë dhe në një debat të pabesueshëm ku i kërkohet qeverisë të provojë se nuk është elefanti që thonë se është.

Drejtuesit e bizneseve dhe politikanët që akuzohet se janë përgjuar kanë kritikuar qeverinë dhe zotin Mitsotakis personalisht. Ndërkohë, vëzhguesit thonë se grekët kanë mbetur të shtangur dhe të frikësuar nga një aparat shtetëror që përdor taktika të dyshimta, të ngjashme me ato të kohës së Luftës së Ftohtë dhe jo të një demokracie funksionale.

Zoti Vaxevanis është zotuar të botojë detaje të mëtejshme gjatë javëve në vazhdim. Nëse vërtetohen akuzat për këto shkelje, analistët thonë se udhëheqësi grek mund të dorëhiqet shumë më përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për vitin tjetër.

Kyriakos Mitsotakis Pergjimet skandali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.