Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tensionet në veri, kryetari i Kuvendit Konjufca bën paralajmërimin e frikshëm: Kosova rrezikohet të sulmohet nga Serbia nëse…

23:46 / November 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
konjufca
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se rreziku i një sulmi nga Serbia ndaj Kosovës mbetet edhe nëse shteti serb e pranon dhe e nënshkruan propozimin franko-gjerman, i cili, sipas tij, është praktikisht njohje e sovranitetit të Kosovës.

Konjufca ka thënë se Kosova duhet në vazhdimësi të investojë në kapacitete ushtarake dhe të mos krijohen iluzione për Serbinë.

Sipas kryeparlamentarit, një marrëveshje sipas propozimit franko-gjerman nuk do të zgjidhte problemin përfundimisht mes Kosovës dhe Serbisë, por do të ishte një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes.

“Nuk duhet të futemi në iluzione. Edhe nëse Serbia e nënshkruan këtë marrëveshje, ajo mund ta sulmojë Kosovën. Ne duhet të jemi të kujdesshëm, duhet të forcojmë ushtrinë, duhet të investojmë në ushtrinë tonë. Kjo nuk e zgjidh problemin përfundimisht, por është hapi më i madh deri tash nga ’99 për ta zgjidhur problemin”, u shpreh Konjufca në Klan Kosova.

Konjufca ka thënë se më 12 qershor të vitit 1999, Serbia e ka pranuar humbjen e Kosovës, por nuk e ka pranuar që Kosova është e shqiptarëve.

“Serbia e ka pranuar më 12 qershor ‘99, ia ka pranu ndërkombëtarëve që Kosova nuk është e vetja, por nuk ia ka pranu shqiptarëve që nuk është e tyre. Ajo e ka vazhduar betejën 20 vjet. Tash ka ardhur momenti tjetër, që me dorë të veten që Kosova nuk është e saj. Vetë ajo me pranu”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka vlerësuar se presidenti Aleksandar Vuç mund ta ‘detyrojë’ kryeminsitren Ana Brnabiç që ta vendosë firmën mbi këtë marrëveshje.

Megjithatë, sipas tij, përpjekjet destabilizuese të Serbisë mund të vazhdojnë edhe më pas.

“Bile bile ai Vuçiçi nuk e nënshkruan fare, por e shti Bërnabiçin. Vu?qiqi nuk do të ndryshojë, do të mbetet ai Vuçiç, e as karakteri i shtetit serb nuk ndryshon. Serbia nuk e ka pranuar propozimin franko-gjerman dhe deri tani nuk po shoh sanksione nga shtetet e huaja, ndoshta i shohim më vonë”, ka deklaruar ai.

konjufca Kosove tensionet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.