Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ambasadori King-Smith: I zhgënjyer nga lajmet e mediave britanike, vlerësoj shumë shqiptarët

10:40 / November 9, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ambasadori britanik Alastair King Smith foli sot per nje liste te gjate te personave shqiptare te shpallur non grata ne Britani por nuk ka pranuar te zbuloje emra.
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Britanisë në Tiranë, Alaistair King-Smith, ka folur për debatin që është krijuar së fundmi për emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë, ku gjuha diskriminuese dhe ksenofobike nga qeveria nuk ka munguar.

Ai u shpreh i zhgënjyer nga raportimet e mediave britanike për Shqipërinë, të cilat shpesh herë i kanë cilësuar shqiptarët si kriminelë. Ambasadori u shpreh se e vlerëson shumë komunitetin shqiptar, ndërsa theksoi se Shqipëria është një vend i bukur dhe mikpritës. Një ftesë e pati për të gjithë britanikët që të vijnë të vizitojnë vendin tonë.

“Jam gjithmonë i gatshëm për të pasur sa më shumë takime të tilla, shkëmbime idesh përsa i përket dy vendeve tona. Më duhet të them se jam i zhgënjyer nga raportimet e mediave angleze lidhur me Shqipërinë. Dhe unë dua të tregoj se sa e vlerësoj komunitetin shqiptar në Britani. Por njëkohësisht unë jam këtu dhe shikoj se sa vend i bukur dhe mikpritës është Shqipëria, dhe po inkurajoj mediat që të shikojnë këtë pjesë, që edhe britanikët të vijnë dhe ta vizitojnë. Shpresoj që të kemi sa më shumë raportime pozitive dhe që britanikët të vijnë këtu”.

Alaistair King-Smith
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë pritet të ulet me 32 lekë

13:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.