Sociologët flasin shpesh për krizën e famshme të 7 viteve martesë, dhe urime për ata që i kanë kaluar këto vite. Megjithatë, dhjetë vite martesë janë kalimi i fazës së “muajit të mjaltit” dhe nisin të shfaqen dhe problemet në çift.
Huffington Post ka biseduar me terapistë për tu shpjeguar se cilët janë problemet që duhen patur në vëmendje kur kalojnë 10 vite martesë dhe si të menaxhohen.
1- Filloni të ndiheni si shokë dhome dhe jo dy të dashuruar
“Pas 10 vitesh bashkë, të kthehesh në shok dhome bëhet një rrezik i madh pasi partneri me kalimin e kohës sposton vëmendjen nga personi tjetër tek të përditshmet që ka jeta”, shpjegon Kurt Smith, analist i specializuar në këshillimin martesor. “Rrezikohet të bëheni partneri i menaxhimit të jetës dhe familjes, dhe jo më partner në dashuri”, thotë ai.
Përpiquni të mbani gjallë lidhjen romantike me daljet në mbrëmje, apo gjeste të vogla të shprehjes së dashurisë.
2- Jeta së bashku nis t’ju mërzisë
Mërzitja në një martesë do të thotë se partnerët kanë nisur të marrin veten si “më të mirë”, duke e quajtur lidhjen si të mirëqënë, thotë psikoterapeutja Tina Tessina. Mbase aktivitetet tuaja janë bërë pjesë të një rutine ose po shmangni përballjen e një problemi, shpjegon ajo.
“Përballojeni mërzitjen duke kaluar rreziqet e nevoshjme, për shembull një disktuim për seksin, plakjen dhe guxoni të propozoni ndryshimë në rutinën e përditshme”, thotë Tina.
Nëse mendoni se normaliteti juaj po bëhet shumë normal, zgjidhja është e thjeshtë: shkundeni lidhjen. “Nuk ka rëndësi çfarë bëni, mjafton të jetë diçka ndryshe që mund të ndani bashkë”, thotë ajo.
3- Është shuar jeta seksuale
Jeta seksuale në një çift mund të ketë ulje ngritje gjatë viteve, për një sërë motivesh, probleme të shëndetit fizik apo mendor, fëmijët, stresi e shumë të tjera.
Sipas seksologëve, rënie të tilla janë mëse normale. Por nëse nuk angazhoheni, periudhat me dobësi seksuale mund të zgjasin gjithnjë e më shumë, me rrezikun që të dy partnerët të ndjehen të refuzuar dhe të humbin lidhjen.
“Zakonisht intimiteti seksual nuk ndalet papritur, si shumë gjëra, por nis të zbehet me kalimin e viteve”, thotë Kurt Smith.
Nëse ndjeheni në një situatë të tillë, seksologët këshillojnë të flisni, edhe pse mund të jetë e sikletshme, të flini në të njëjtën orë, apo të stabilizoni kontaktin fizik dhe jashtë krevatit, si për shembull, përqafime, përkëdhelje, puthje.
4- Jeni të pakënaqur pasi mendoni se martesa ju ka ndaluar të arrini disa objektiva
Kur martohesh sigurisht që prioritetet ndryshojnë. Nuk rrotullohet më bota rreth teje. Fëmijët vihen në vend të parë dhe shpesh kjo përkthehet në sakrifica personale dhe kompromise që mund të çojnë në pengesa në karrierë apo objektiva personale, si udhëtimet , aktivitete për hobet tuaja.
“Shumë sakrifikojnë ëndrrat e tyre për të ruajtur qëndrueshmërinë, kur nisin të ndërtojnë një lidhje apo një familje”, thotë terapistja në çift Karie Carroll. “Por pas dhjetë vitesh kupton se jeta e bën të nevojshme negocimin dhe të kuptuarit se si të ndihmojmë veten, dhe gjysmën tjetër që të ndjeheni të kënaqur”, vijon ajo.
5- Zbehet toleranca reciproke
Gjatë viteve të para të martesës, je më i presdispozuar të mbyllësh njërin sy. Kur partneri bën diçka acaruese, jeni më të duruar. Por me kalimin e kohës, çiftet bëhen gjithnjë e më pak të durueshëm dhe të kënaqur. Gjërat që dikur zgjidheshin me një të qeshur transformohen në një grindje të përhershme.
“Në fazat e para të martesës, tregohemi veçanërisht të kënaqur sepse dashuria arrin të shërojë të gjitha keqkuptimet dhe mangësitë”, vijon Kurt Smith, por me kalimin e kohes durimi soset.
E kur ndodh kjo, sforcohuni të mbani mend që jeni një skuadër dhe jo kundërshtarë. Qëllimet negative nuk lidhen me veprimet e tjetrit. Mendoni më shumë se gjysma juaj po bën më të mirën, dhe si shpërblim do të merrni të njëjtin trajtim.
6- Keni harruar të zbaviteni e të bëni “çmenduri”
Me kalimin e kohës stresi rritet, dhe shumë prej nesh bien në kurthin që të çon në një jetë mjaft serioze. Humbin sensin tonë fëminor të “budallallëkut” dhe humorin e çmendur. Për të mundur këtë tendencë, provoni ti jepni ngjyra loje amrtesës suaj dhe më pas bëjeni si zakon.
“Kalojeni ankthin se nuk keni moshë”, këshillon Tessina. Luani në park, futboll, apo lojën “Mos u nxeh!”. Apo lexoni barcaleta dhe histori argëtuese së bashku.
7- Stresi i blerjes së një shtëpie
Pas dhjetë vitesh martesë, ku financat mendohet se janë më të sigurta disa çifte shohin mundësinë e blerjes së një shtëpie. Sigurisht dhe të bëhesh pronar është një objektiv i madh, dhe sjell me vete dhe faktorë stresues që mund të rëndojnë martesën.
Mos harroni, thotë Carroll, për të arritur një kompromis se si të balanconi përgjegjësitë e një shtëpie, tëk eni besim në projektet tuaja, të risni një familje dhe të mbani një lidhje është shumë e rëndësishme të kuptoni se punoni si skuadër me kapacitete organizative./ tirananews.al