Kreu i qeverisë Edi Rama ishte këtë mëngjes në qarkun e Lezhës, ku ka prezantuar Pjerin Ndreun si kandidat për kryetar të kësaj bashkie.
Gjatë takimit me banorët në Fushë-Torovicë, Rama thotë se punimet në aksin Lezhë-Vjen i japin fund odisesë 25-vjeçare të një rruge të pakalueshme.
“Si jeni, afrohu se më keni lujt mendsh, rruga e Torovicës, po tashti, 20 vjet pa rrugë, tani ta bëjmë rrugën, këtu ishte për të kalu me tank, ta bëjmë tamam. Do ketë edhe Shëngjin Velipojën. Apo thuj, ti do na i bësh, ty do të mysin. Në fakt ashtu është se kush punon kritikohet”- tha Rama, teksa bënte batuta me banorët.
Më pas, lulet që ishin gati për të, Rama ia dhuroi njërit prej banorëve. “Po lulet jepja atij, jepja. E di pse ti dhashë ty lulet, se ke votuar për LSI”- tha Rama.
Unë nuk i lë rrugët në mes të rrugës, tha Rama duke i kërkuar banorëve të zgjedhin Pjerinin për kryetar bashkie.
“Ishalla nuk ua zenë rrugën por për të përfunduar do përfundojë, unë nuk i lë rrugët në mes të rrugës. Zgjidhni Pjerinin kryetar bashkie se për kanalet vaditëse ne fondet ua japim bashkive dhe bëjmë edhe kanalet ne, për pjesën tjetër të mbështetjes ju japim mbështetje por bëni aplikime për projekte të përbashkëta”- tha Rama.
