Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lea Ypi: Kam 14 vjet në Britani, por vëllai im nuk ka ardhur kurrë, ia kanë refuzuar vizën. E bënë këtë dhe me mamanë 70-vjeçare

18:39 / November 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lea ypi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studiuesja dhe shkrimtarja Lea Ypi ka treguar historinë e saj personale se si autoritetet britanike kanë ndaluar familjen e saj që të marrë një vizë për të vizituar.

Ajo me anë të një postimi në twitter shkruan se jeton në Angli për 14 vite dhe se vëllai i saj nuk e ka vizituar asnjëherë pasi i është refuzuar viza. Po ashtu ajo tregon se as nënë e saj, 70 vjeç nuk ka mundur të shkonte në Britani kur Lea ishte shtatzënë dhe kishte nevojë për të, pasi iu refuzua edhe asaj viza.

E plotë nga Lea Ypi:

Ideja e “meshkujve shqiptarë” të paautorizuar (a është kjo një specie e re humane?) që vijnë në Britani dhe shumë “lehtë” mund të marrin një vizë, është një shaka. Kam 14 vjet që jam në Britani dhe vëllai im asnjëherë nuk më ka vizituar, asnjëherë. Ai nuk e di se ku jetoj, ai nuk i ka parë kurrë fëmijët e mi në shkollë.

Kur aplikoi për viza, ajo u anulua. Autoritetet nuk ishin të kënaqura me faktin që lidhjet e tij me Shqipërinë ishin “të fuqishme mjaftueshëm”. Harxhoi qindra paund duke paguar për marrjen e vizave (madje kishte shkuar edhe në kurse anglishteje). Ai nuk aplikoi asnjëherë më sepse e ka të qartë (si cdokush prej nesh) se nëse ti je një “mashkull i ri shqiptar” është e sigurt se do të refuzohesh. Pyes veten sesa shumë para bën UK cdo vit nga refuzimi i aplikimit të vizave?

Kur lindi djali im, kisha një lindje të vështirë që më detyroi të rrija me javë në shtrat. Kisha nevojë për ndihmë. Mamaja ime nuk mund të më vizitonte. Sepse i ishte anuluar viza. Kishte qenë më parë në UK por unë vetë bëra një gabim që përmenda faktin se isha shtatzënë në letrën që bëra ftesën dhe përgjigja ishte që mamaja ime “një 70 vjecare femër shqiptare” nuk e kishte kenaqur zyrën konsullore që qëllimet e saj ishin të një vizitoreje genuine”. Pyesni cdo shqiptar që takoni dhe do të kenë gjithsecili prej tyre një histori të tillë. Madje ka shumë të ngjarë se mund të kenë shumë të tilla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria nis aplikimin e injeksioneve në sy kundër verbërisë te bebet

18:20 / August 6, 2026

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

17:40 / August 6, 2026

Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat, në “lupën” e OSBE-së: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

16:04 / August 6, 2026

Reforma Territoriale/ Udhëzimi i PD për degët: Strukturat në degë të mblidhen urgjentisht brenda javës, për të kundërshtuar draftin e PS

14:53 / August 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.