Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kriza e emigrantëve në Evropë, “ndizen” tensionet politike mes Italisë dhe Francës

22:54 / November 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas diskutimeve të shumta mes ligjvënësve në Itali, më në fund është lejuar zbarkimi i anijeve të organizatave humanitare, të cilat shpëtojnë emigrantë të paligjshëm nga mbytja në detin Mesdhe.

747 pasagjerë të anijes Humanity 1, të drejtuar nga OJQ-ja gjermane SOS Humanity dhe Geo Barents, të drejtuar nga Médecins Sans Frontières, kishin arritur të zbarkonin për shkak të gjendjes së tyre fizike dhe psikologjike.

Po ashtu, një anije tjetër e tretë, e quajtur Rise Above e operuar nga Mission Lifeline të Gjermanisë ka arritur të zbarkojë me sukses të 89-të pasagjerët.

Drejtoresha e përgjithshme e organizatës Sophie Beau në lidhje me situatën e emigrantëve u shpreh se tashmë kjo është një “fazë kritike” pasi rrezikohet jeta e individëve.

Ndërkohë, Komisioni Evropian deklaroi mbrëmjen e sotme se refugjatët në bordin e Ocean Viking duhet të “zbriten menjëherë”. Kjo është një deklaratë e pazakontë  pasi çështja e imigracioni është kombëtare. Anija Ocean Viking pritet të ankorohet në territorin francez ditën e nesërme.

Zëdhënësi i qeverisë francize Oliver Veran, e ka quajtur qëndrimin e Italisë sit ë “papranueshëm”. Por megjithatë, Franca ende nuk i ka ofruar “Ocean Viking” një port të sigurt, edhe pse Veran është shprehur se anija do të pranohej.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka falenderuar ditën e sotme qeverinë franceze për marrjen pas të anijes.

Meloni u shpreh: Emergjenca e emigracionit është një çështje evropiane dhe duhet trajtuar si e tillë, me respekt të plotë të të drejtave të njeriut dhe parimit të ligjshmërisë. Duam të themi se sa e vlerësojmë vendimin e Francës për të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë për urgjencën e migracionit, e cila deri më tani ka qenë mbi supet e Italisë dhe disa vendeve të tjera të Mesdheut, duke hapur portet e saj për Vikingët e Oqeanit.

Duket se kjo deklaratë ka marrë kritika nga qeveria franceze, duke e quajtur atë si të papranueshme.

Gjatë këtij viti në Itali kanë zbarkuar rreth 88700 njerëz, ndërkohë që ne vitin e shkuar, shifra ishte vetëm 56500. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka raportua se të paktën 1,891 emigrantë kanë vdekur ose janë zhdukur në Mesdhe që nga fillimi i këtij viti.

Emigrantet evrope Kriza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.