Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i’u përgjigj akuzave nga deputetja demokrate Albana Vokshi për shëndetësisë, duke i thënë se duan që të rrëzojnë qeverinë me dhunë. Teksa i quajti “aleanca e rublave”, ajo tha se Vokshi vjen në Kuvend dhe bën si gjyqtare, prokurore dhe avokate.
“Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa aleanca e rublave që të bëjnë thirrje për të hedhur këtë qeveri më dhunë. Kur vjen puna për te shëndetësa, bëni mirë që kërkoni llogari. Por fatkeqësia juaj është se në këtë foltore e përdorni për qëllimet tuaja, jo me kërkesat e popullit.
Kur ishit vetë në qeveri, nuk ankoheshit për spitalet e rrënuara, nuk ankoheshit për rrogat e mjekëve, nuk ankoheshit për higjenën e spitaleve. Por tani ju kërkoni më shumë, por mirë bëni që kërkoni më shumë se për këtë jeni këtu. Sa për tenderat sekretë, shkoni e provoni këto, mos vini të bëni këtu gjyqtaren, prokuroren e avokaten”.
