Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama reagon për Palokën dhe Leskajn: Seanca përfundoi me dy të dehur që shanë me libër shtëpie

16:13 / November 10, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi ramaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të krijuara në Kuvend dhe debatin me deputetët e PD-së, Edi Palokën dhe Bujar Leskajn. Rama thotë se seanca u mbyll me dy të dehur nga “Foltorja” të cilët shanë me libër shtëpie në emër të popullit.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL(Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!

Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!

Menjëherë pas këtij incidenti në Kuvend, reaguan edhe deputetët e PD-së. Bujar Leskaj në një prononcim për News24 tha se edhe kryeministri Edi Rama duhej të ishte përjashtuar nga seanca për konsumimin e lëndëve narkotike.

Ndërsa Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook e ka konsideruar një lajm të rremë pretendimin e Ramës se dy deputetët ishin të dehur. Ai thotë se Rama duhet të bëjë testin e drogës pasi në çdo seancë parlamentare konsumon kokainë.

Edi Rama tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.