Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Gjiknuri në Elbasan: Kryebashiaku Llatja do të rikandidojë. Ka të gjithë mbështetjen e qeverisë

13:24 / November 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 09 11 at 17.43.50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut, përfaqësues të pushtetit lokal, deputetë të Elbasanit, familje të dëshmorëve të rënë në luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, përkujtuan sot 78-Vjetorin e Çlirimit të Elbasanit.

I pyetur nga gazetarët nëse kreu i bashkisë së Elbasanit, Gentjan Llatja do të rikandidojë, numri dy i socialistëve theksoi se ky qark ka një të ardhme shumë më të mirë përpara dhe se kryebashkiaku Llatja ka gjithë mbështetjen e qeverisë për përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Z. Llatja ka siç edhe e keni parë dhe në aktivitetet tona publike, ka bërë punën e duhur. Është kryebashkiak që e ka treguar veten në lartësinë e duhur. Natyrisht dhe këtu mund të ketë nevojë për reflektime dhe mund të ketë kritika. Si çdo njeri që drejton dhe mund të gabojë, por pikërisht prandaj jemi këtu të gjithë bashkë me kolegë dhe me bashkëpunëtorë të PS, por dhe përtej PS, për të bërë më të mirën e mundshme për qytetin e Elbasanit.

Do ta merrni vesh në kohën e duhur, por unë po e them opinionin tim për z. Llatja, dhe fakti është se me z. Llatja Elbasani ka një të ardhme shumë më të mirë dhe pse? Sepse ka mbështetjen e qeverisë shqiptare e cila për Elbasanin ka menduar dhe një sërë investimesh që do të ndikojnë direkt në jetën e qytetarëve të këtij qyteti duke e transformuar, duke ndihmuar në ekonomi. Gjithmonë vërini gjërat në krahasim, me qeverinë socialiste dhe me bashkinë me PS , gjërat janë në drejtim të sigurt. Dhe qeveria shqiptare dhe unë personalisht jam i angazhuar ta bëjmë këtë përditë”, deklaroi Gjiknuri.

Damian Gjiknuri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.