Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush tentoi ta vriste? Prokuroria merr në pyetje shoqet e Joy-t, në banesë dyshohet se ka patur dhe persona të tjerë

19:00 / November 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 d5bebfa1483b4c904a08b39e32e78ee5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti, ku një 22-vjeçare nga Kenia është dhunuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ky jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur më 12 datë gusht, njoftimi i parë për ngjarjen nga policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor.

Policia deklaroi se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Edhe pse policia reagoi pas 3 muajsh, burime për News24 bëjnë me dije se prokuroria ka nisur hetimet rreth 2 javë pas ngjarjes, pasi në këtë kohë i është referuar nga policia e Tiranës, e cila jo vetëm nuk e bëri publik rastin, por e referoi me vonesë edhe në prokurori. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se po vijojnë hetimet dhe se janë kryer veprimet hetimore duke mbledhur prova rreth ngjarjes.

Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren, në bazë të cilit është referuar edhe vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi rezulton se e reja është dhunuar.

Prokuroria ka marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe njiheshin me Joy-n, po ashtu janë marrë në pyetje edhe kontaktet e fundit të vajzës.

Janë pyetur edhe banorë të zonës ku ndodhej banesa dhe fqinjë të 22-vjeçares. Dyshohet se brenda në banesën ku Joy jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli”, kur ndodhi ngjarja kanë qenë edhe persona të tjerë.

Për këtë janë mbledhur edhe prova shkencore, si gjurmë dhe shenja gishtash për të zbuluar se kush janë personat që ishin në banesën e 22-vjeçares natën kur ndodhi ngjarja dhe çfarë i lidh ata me vjazën nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga ngjarja dhe prokuroria është duke hetuar ende nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen. 22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nëna saj pret që ta transferojë në spital jashtë Shqipërisë që vajza e saj të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Partitë refuzojnë ftesën e Begajt për konsultimet për zgjedhjet vendore, vetëm PS konfirmon pjesëmarrjen

22:36 / October 28, 2026

Brnabiç ngre alarmin: Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

21:10 / October 28, 2026

Paketa antidhunë/ Miratohen tre nismat e para, gjobë deri në 500 mijë lekë për të maskuarit e dhunshëm, hyjnë dhe në “listën e zezë”

20:08 / October 28, 2026

Nxitjet për dhunë në protestë, hyn në “fushë” Anti-Terrori, në hetim Gent Progni, linçoi policët

19:30 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.