Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Britania dëbon kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm shqiptarë, avion special për në Rinas

21:09 / November 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
emigrante shqiptare debim 500x304 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të paktën 22 shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe mëngjesin e së mërkurës. Në një fluturim të fshehtë për në kryeqytetin e Tiranës, u deportuan kriminelë dhe emigrantë të paligjshëm, raporton Daily Mail.

Sipas medias britanike, ky vendim u autorizua nga Ministrja e Brendshme, Suella Braverman në një përpjekje për të penguar shqiptarët që të hyjnë në Britani duke kaluar Kanalin me gomone nga Franca.

Shumica e të dëbuarve ndodheshin në qendrat e mbyllura të dëbimit ku ata qëndronin si kriminelë të dënuar ose për hyrje klandestine në Britani nga deti.

Disa nga shqiptarët ndodheshin në kampin e Manston në Kent, që është përballuar me një numër në rritje të emigrantëve që mbërrijnë me varka.

Avioni me shqiptarët e deportuar mbërriti në aeroportin Nënë Tereza të Tiranës në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës.

Shqiptarët u dërguan më pas në një stacion policie në vend, raporton Daily Mail.

Pasaporta e secilit prej tyre është vulosur nga qeveria shqiptare që i ndalon të hyjnë në zonën Shengen të Evropës për tre vjet.

Ata nuk mund të përdorin viza 90-ditore për të udhëtuar në BE, ku më pas do shkonin drejt Francës veriore ose Belgjikë për një kalim në Kanalin e La Manshit.

“Është goditja e fundit nga Braverman ndaj emigrantëve të paligjshëm dhe kriminelëve shqiptarë në MB’, raporton media.

Home Office këmbënguli për konfidencialitet të plotë në lidhje me fluturimin. Emrat e të dëbuarve nuk u vu në dispozicion të stafit të avionit gjatë udhëtimit.

“Numri i njerëzve që mbërrijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave”, tha ajo javën e kaluar.

Sipas Ministrisë së Brendshme, rreth 120 shqiptarë u dëbuan muajin e kaluar.

emigrante tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.