Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me rastin e 22-vjeçares nga Kenia e cila është dhunuar në gusht. E reja me emrin Joy u hodh nga kati i dytë i banesës.
Mirëpo ende po vijojnë me mbledhjen e provave. Mësohet se vajza e re nga Kenia është dhunuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte me qira.
Nga ana tjetër, personat e afërt me të renë po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Gjithashtu edhe telefoni i saj është zhbllokuar duke u marrë në pyetje personat që ajo ka pasur kontakt së fundmi.
Në banesën e saj janë gjetur gjurmë dhe shenja gishtash ku besohet se natën kur ndodhi ngjarja, Joy nuk ka qenë vetëm.
Njoftimi i policisë pas 3 muajsh heshtje dhe tentativa për të fshehur ngjarjen
Më datë 14.08.2022, një shtetase nga Kenia ka bërë denoncim për humbjen e kontakteve me shoqen e saj, shtetasen J. A., 22 vjeçe, nga Kenia, banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli”, e cila më pas u gjet pa ndjenja, në afërsi të banesës së saj.
“Në lidhje me këtë rast sqarojmë se Komisariati i Policisë Nr. 1 ka vlerësuar denoncimin e bërë dhe ka reaguar në kohë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, sqarojmë se strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë kanë kryer të gjitha veprimet hetimore të deleguara nga Prokuroria, për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”.