Pas gjuhës ksenofobike nga sekretarja e Brendshme britanike, 3500 shqiptarë u mblodhën përpara parlamentit të Anglisë, por që ka xhindosur politikanët dhe mediat me qasje kundra emigrantëve.
“Mail on Sunday”, gazeta më e madhe, në faqen e parë të së dielës, shpalos titullin: “Në ditën e përkujtimit të dëshmorëve shqiptarët fyejnë Churchillin”.
Gazetari Sam Merriman, shkruan se protestuesit shqiptarë në mënyrë të paskrupullt e të paturp të rrethuan statujën e Sir Churchill në qendër të Londrës me flamurin e tyre kombëtar.
Për këtë gazetë ka shkruar një editorial Nigel Farage, udhëheqësi Brexit ku thotë se “asnjëherë nuk e mendonte të shikonte një nivel të tillë mos-respekti”.