Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Denoncimet për akte korruptive, dështon ligji për spiunët në administratë

17:35 / April 6, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sinjalizuesit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një nga kriteret e Bashkimit Evropian për të çelur negociatat për integrimin e Shqipërisë në BE, është lufta kundër korrupsionit. Për këtë delegacioni i BE-së në Shqipëri  ka ndërmarrë edhe veprime konkrete. Një prej tyre është financimi për ligjin nr. 60/2016 për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve.

Ky ligj parashikon që në institucionet me mbi 80 punonjës në sektorin publik dhe mbi 100 në atë privat të punësohen sinjalizues të cilët do të raportojnë shkeljet ligjore që bëhen.  Për sektorin Publik ligji hyri në fuqi në 1 tetor 2017 ndërsa në sektorin privat në 1 korrik të një viti më pas.

Sipas informacioneve të siguruara nga TemA TV nga ILDKPKI-ja,  në sektorin publik janë krijuar 166 njësi sinjalizuese, numër ky i konfirmuar edhe nga delegacioni i BE-së në Shqipëri që po monitoron zbatueshmërinë  e ligjit. Ndërkohë në sektorin privat janë krijuar 446 njësi përgjegjëse. ILDKPKI, në një përgjigje zyrtare për TemA TV ka sqaruar se janë gjobitur 140 drejtues administratash, jo për shkelje ligjore të konstatuara nga sinjalizuesit, por për shkak të vonesës së krijimit të këtyre njësive?

Por sa kanë funksionuar këto 602 njësi të sinjalizimit në sektorin publik dhe privat?  ILDKPKI përmes përgjigjes zyrtare na informon se në vitin 2017 njësitë e sinjalizimit vetëm në sektorin publik kishin përgatitur 163 raporte vjetore, thuajse 1 raport nga secila njësi, në një kohë që pritshmëritë ishin të larta. Nga 163 raporte vetëm 8 raste kishte sinjalizime për korrupsion. Një vit më pas, situata ndryshoi, numri raporteve ra në 157, ndërsa numri i sinjalizimeve u dyfishua. Ndërkohë në sektorin privat nga 247 raporte të përgatitura, praktikisht 1 raport për dy njësi,  nuk ka patura asnjë rast sinjalizimi.

Në dy vite funksionim të plotë, njësitë e sinjalizimit në 602 institucione shtetërore dhe private kanë gjetur 24 raste dhe këto vetëm në institucionet publike. Por ky numër është shumë i vogël përballë shifrave të Ministres së drejtësisë Etilda Gjinaj në deklaratën e saj në kongresin e Partisë Socialiste ku shprehet se  në portalin Shqipëria që duam ka patur 38 mijë ankesa ku 22 mijë kanë gjetur zgjidhje. Ndërkohë sipas saj të paktën 1000 drejtues janë shkarkuar dhe shumë të tjerë janë përballur me drejtësinë

Në një farë mënyre dështimin e ligjit për sinjalizuesit dhe mbrojtjen e tyre e pranon edhe Inspektoriati i lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave kur në përgjigjen e dhënë për  Tema TV shprehet: ILDKPKI vë në dukje se arritja e një niveli të kënaqshëm të zbatueshmërisë kërkon domosdoshmërish rritjen e ndërgjegjësimit, jo vetëm të subjekteve të këtij ligji por edhe të publikut.

denoncimet sinjalizuesit. ligji tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.