Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu Dimitar Kovaçevski në Shkup, çka do të pasohet nga një takim mes dy kryeministrave.
Në sallën solemne në qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të ketë mbledhje ndërqeveritare.
Në mbledhje do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve nga ana e ministrave të dy qeverive me qëllim të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendet.
