Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Stoltenberg: Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë për Ukrainën

14:30 / November 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jens stoltenberg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ukraina përballet me muaj të vështirë përpara dhe kapaciteti ushtarak i Rusisë nuk duhet të nënvlerësohet, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai e vlerësoi “guximin e jashtëzakonshëm” të forcave të Ukrainës, të cilat rikthyen kontrollin mbi rajonin e Khersonit, dhe tha se mbështetja ndërkombëtare për Kievin duhet të vazhdojë.

“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllim i [presidentit rus, Vladimir] Putin është ta lërë Ukrainën në të ftohtë dhe në terr këtë dimër”, tha Stoltenberg në një konferencë për media në Hagë.

“Ne nuk duhet të bëjmë gabim dhe ta nënvlerësojmë Rusinë”, tha ai, duke shtuar se forcat ruse “kanë kapacitete të konsiderueshme”, si dhe “një numër të madh trupash”.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fstoltenberg muajt e ardhshem do te jene te veshtire per ukrainen%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Tërheqja e Moskës nga Khersoni “dëshmon guximin e jashtëzakonshëm të forcave të armatosura të Ukrainës”, por tregon edhe “mbështetjen tonë të vazhdueshme për Ukrainën”, tha shefi i NATO-s.

Ushtria ruse mori kontrollin e Khersonit shumë shpejt pasi nisi pushtimin e Ukrainës, në fund të shkurtit.

Pas disa referendumeve të paligjshme që mbajti në shtator, Rusia e aneksoi atë, së bashku me tri rajone të tjera ukrainase.

Por, javëve të fundit, Ukraina shënoi fitore të mëdha në fushëbetejë, duke i vënë forcat ruse nën presion.
Ato u tërhoqën të premten nga Hersoni, ku më pas hynë trupat ukrainase.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se hetuesit kanë zbuluar më shumë se 400 krime lufte në zonat e Hersonit, pas largimit të forcave ruse.

Stoltenberg tha se forcat ruse “kanë dëshmuar brutalitet ekstrem”.
“Keni parë skena të tmerrshme nga territoret e çliruara dhe sulme pa dallim ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike”, u tha Stoltenberg gazetarëve.

Nuk është e qartë nëse ai iu referua Khersonit në mënyrë specifike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

22:49 / October 28, 2026

Britania rrit taksat për bankat për të ndihmuar qytetarët, 100 paund për rreth 20 milionë familje për faturat e energjisë

22:09 / October 28, 2026

Dejan Soskic, kandidati që mund të bëhet kryeministër i Serbisë pas fitores historike të Listës Studentore

21:51 / October 28, 2026

Veliaj në izolim dhe qeli pa dritare, Avokati i Popullit inspekton kushtet e kreybashkiakut në burgun e Fierit

21:31 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.