Fotografi Felix Bilani i cili ka qenë i pranishëm në protestën e së shtunës, i ka fotografuar të gjithë personat që folën në podium, përveç kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai ka sqaruar përmes një postimi në facebook, se Meta e ka hequr nga puna ndaj dhe nuk e ka fotografuar teksa Meta mbajti fjalën e tij në protestën e 12 nëntorit. Sipas tij fitorja e opozitës do të vijë pa Ilir Metën.