Këngëtari Gena Lito ndodhej në Stamboll në kohën kur ndodhi sulmi terrorist, i cili la të vdekur 6 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.
Madje, ai u shpreh për “Aldo morning show” se ai dhe familja e tij po planifikonin që të dilnin për shëtitje pikërisht në zonën ku ndodhi ngjarja.
“E kam një kilometër larg nga këtu dhe një ditë më përpara neve në mbrëmje kishim dalë me nusen për të bërë shopping. Dhe do dilnim përsëri edhe dje, në të njëjtën orë, domethënë nga ora 4 kur ka ndodhur ajo. Shyqyr, Zoti na ka adresuar diku tjetër”, u shpreh këngëtari.