Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Protesta e 12 nëntorit, më e vdekura”/ Kreshnik Spahiu: Njerëzit kishin dalë për një vaki popullore

19:21 / November 14, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto 11668287452
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, përmes një postimi në “Facebook”, ka analizuar protestën e mbajtur më 12 Nëntor nga opozita.

Postimi i plotë:

Ishte protestë apo funeral?

Dje protesta e Partisë Demokratike ishte më e veçanta në historinë politike në 32 vitet e fundit:

– jo nga pjesëmarrja,

– jo nga fjalimet,

– jo nga formati,

– jo nga kauza,

– jo nga kohë-zgjatja,

Thjesht, ishte historike sepse dukej:

– më e trishta

– më e qeta

– më e vdekura

– më e zbehta

– më pesimistja

Thjesht dhe troç ajo kishte zero entuziazëm.

Kam ndjekur çdo protestë nga 8 dhjetori 1990 dhe deri dje, por kurrë s’më është dukur turma e mijëra demokrateve aq pesimiste dhe indiferente.

E gjitha i përngjante një ndeshje futbolli ku tifozët shikojnë lojën thjesht për kuriozitet, por jo për fitore sepse e dinë rezultatin para se të filloj ndeshja që do humbasin 0 me 6.

Vetëm kur tifozët e dinë humbjen ata shkojnë të qetë pa thirrje dhe janë spektator.

Nuk i kamë parë kurrë kaq të mbaruar, të lodhur dhe të trishtuar protestuesit e zjarrtë dhe militantët që e duan me aq zemër atë parti.

Ata nuk kanë qenë kurrë aq të qetë dhe të zbehtë:

– as kur u vra babi Rudinës, Azem Hajdari,

– as kur Shqipëria u dogj nga rebelimi 97,

– as kur protestohej kundër ambasadores amerikane Mariza Lino,

– as kur humbëm zgjedhjet 2001,

– as kur dha dorëheqjen Sali Berisha,

– as kur rriheshin me njëri-tjetrin në oborrin e partisë.

Ata peotestues dje kishin një dilemë të madhe. Ndoshta ju mungonte lideri, ndoshta ju mungonte kauza, ndoshta ju mungonte shpresa, ndoshta ju mungonte besimi.

Fundja çfarë do bënin përveç se të thërrisnin:

“Poshtë Amerika, Rroftë Monika”

Tribuna ishte plot me komuniste që premtonin Revolucionin, por e shtyn  atë pas kampionatit Botëror të Futbollit, pas gjelit deri dhe vitit të ri, duke u tallur sërish me demokratë.

Ata kishin udhëtuar 6 orë me makina duke ardhur nga fshatrat, por atje i priste zjarrfikësi i protestave. Nuk ishte Lulzim Basha, por mentori i tij Sali Berisha, ai që premtoj se Revolucion foltores nuk do flej gjumë si Basha, por çuditërisht protesta e tij ishte e pakrahasueshme me protestat e Lulzimit sepse:

– Kishte më pak protestues,

– Kishte më pak entuziazëm,

– Kishte më pak forcë dhe goditje,

– Kishte më pak zkarr,

– Kishte pak kohë dhe orë në funksion të kauzës.

Pyetja shtrohet kush e fiku dje zjarrin e protestës?

Askush, thjesht dje nuk kishte zjarr sepse ajo nuk ngrohte askënd.

Kishin dalë me mijëra dhe ishte plot me njerës por ata kishin dalë për një vaki popullore sepse xhenazen e kishin në tribunë, prandaj ajo nuk ishte protestë por funeral me dy kufoma politike pa arkivol.

12 nentor Kreshnik Spahiu Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.