Mëngjesin e kësaj të marte, si rrallë herë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një material që nuk është përgatitur nga stafi i tij.
Rama ka publikuar videon e një ndjekësi të tij, që ka udhëtuar në agim në aksin e ri kombëtar Kardhiq-Delvinë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë video të realizuar shumë këndshëm nga një ndjekës i kësaj faqeje, duke udhëtuar në agim përgjatë aksit të ri kombëtar Kardhiq-Delvinë, ju uroj një ditë të mbarë”,-shkruan Rama.
