Avokati i Orges Xhelilit, i cili plagosi kryetarin e bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshin, u shpreh për mediat se ai është dhunuar nga policia bashkiake. Në seancën e sotme në Gjykatën e Lushnjes, për të u dha masa e sigurisë “arrest me burg”. “Orgest Xhelili është dhunuar nga policia bashkiake. Xhelili 2 javë më parë e denoncoi për veprime arbitrare. Kryetari i Bashkisë po hetohet nga SPAK për veprime arbitrare. Xhelili dhe Kokoneshi debatuan, policia bashkiake e mori me forcë për ta futur në furgon”,-tha avokati i tij, Ndue Pjetra.
Abaz Xhelili, tha se nuk i priste mendja se djali i tij do të bënte një veprim të tillë pasi ka qenë një djalë ekselent. Xhelili shtoi se djalin ja kishin hequr nga puna pa të drejtë, ndërsa tregoi se njiheshin edhe familjarisht me njëri-tjetrin.
“Të shoqen e kishte në spital. E hoqi nga puna për një vit. Ka qenë emigrant ka qenë një student ei mire ekselent, inxhinier. Ne nuk na kishte thënë gjë. Ai gjeti punë. Ishte inxhinier elektronik. Ka mbaruar të lartë për inxhinieri elektronike. Ishte absolut.
Nuk e marr vesh si arriti në këto shqetësime djali. Ne dy çuna kemi pasur. E hoqi pa të drejtë dhe i thash lerë se gjen punë ti. Ka qenë i pari. Filloi punë në IT. Ai e kishte hequr pa të drejtë. E thirrën dhe nga Krimi Ekonomik. Ka pasur debate. I kemi pasur dhe si miq.
Na kanë prishur dhe miqësinë. Ne jemi krahu i këtyre jemi familje dëshmorësh. Të prishte djali im me këta rrugaçë. Ka pasur probleme Fredi. Në televizor e morëm vesh lajmin. Ajo ka qenë 40 vjet mësuese. Ai ka vajtuar atje në rrugë. Filloi punë në Tiranë. Ka pasur debate! Atë ditë nuk kishte debate, erdhi nga Tirana. E ndalon ai. Vetëm e drejta të dalë në drejtësi. Djali im nuk ka pasur asnjëherë probleme”.