Prefekti i Korçës Nertil Jole ka kritikuar Bashkinë e Korçës.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Jole shkruan se mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile të qarkut, ku merrte pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Cako, Drejtori i Drejtorisë së Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente në AKMC, z.Robert Hysenllari. Por ai evidenton se në këtë takim të rëndësishëm kanë munguar sërish përfaqësuesit e Bashkisë së Korçës.
“Në takim mungonin sërish përfaqësues të Bashkisë së Korçës. Gjykoj se mungesa e kontributit të Bashkisë së Korçës, si institucion shumë i rëndësishëm publik e bashkia më e madhe në qark në diskutimin dhe bashkërëndimin e problemeve që u trajtuan bie ndesh me frymën e bashkëpunimit, aq të domosdoshëm në parandalimin, apo përballimin e situata në fushën e mbrojtjes civile”, shkruan Jole.
