Një 25-vjeçare shqiptare që njihet në rrjete sociale si Ion Daci, pasi përgenjështroi artikullin e mediave britanike se reklamon pasaporta false në Tik Tok. Me anë të disa videove thekson se nuk merret me falsifikim pasaportash, nuk është kriminele dhe punon si trajnere apo mësuese fiskulture.
Sipas medias britanike, pasaporta greke që 25-vjecarja mbante në dorë kishte të dhëna biometrike të prodhuara nga trafikantët që i shërben emigrantëve shqiptarë, të cilët mbërrijnë në Britani në mënyrë ilegale.
Ion Daci shpëtheu keq ndaj gazetares britanike dhe tha se ishte ndarë nga partneri, por mesa duket janë sërish bashkë.
Mbrëmjen e djeshme, teksa ndjekësit në Tik Tok e pyesnin nëse kishte krisje në marrëdhënie, Ion Daci, 25 vjeçe që është 9 muajshe shtatzënë tregoi se ishin pranë njëri-tjetrit. Më pas shfaqi të dashurin që tallej me shprehjen e një prej personazheve të Tik Tok, Kozak dhe thoshte: “A jam kriminel?”.
