Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Jashtë shtetit nuk ju shtrojnë tapet të kuq”/ Rama-të rinjve në Berat: Shqipëria ofron shumë mundësi

16:46 / November 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edirama5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim me të rinjtë në Berat, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ofron mundësi të pafundme për ata që nuk duan të largohen nga vendi.

Kreu i qeverisë përsëriti thirrjen që të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri për të realizuar synimet, me argumentin se vendi ynë ofron pafund mundësi.

“Unë nuk hyj tek ata që predikoj që të hyj tek ata që thonë se kush rri këtu është patriot i vërtetë dhe kush ikën nuk bën mirë. Sepse në të gjitha rastet krenarinë për Shqipërinë nuk duhet ta negociojmë me asgjë. Natyrisht që këtu ka vështirësi, por kudo ka vështirësi. Askund nuk është shtruar një tapet i kuq dhe ti mund të bësh atë që do. Këtu patjetër që ka mundësi për ata që duan ti shikojnë mundësitë dhe t’i realizojnë për ata që duan t’i realizojnë. Janë shumë të rinj e të reja sot që punojnë nga shtëpia për tregjet e huaja. Paguhen shumë mirë dhe janë akoma në shkollë. Janë në shkolla të mesme ose në universitet. T’i mund të gjesh punë përmes teknologjisë kudo në botë pa lëvizur fare nga shtëpia. Nga ana tjetër është gjithë kjo pasuri e jashtëzakonshme që është e njohur edhe si pasuri botërore. Mjafton të duash t’ia dalësh dhe të kesh idenë e duhur për ta vënë gjithë këtë pasuri në dispozicion. Turizmi po rritet vit pas viti, numri i vizitorëve sot në Berat është më i lartë seç ka qenë ndonjëherë. Ata vizitorë duan arsye për të qëndruar. Secili prej jush mund të gjejë për ta një arsye më shumë që ata të qëndrojnë. Kjo ka të bëjë e gjitha me mikpritjen, me traditën, me artizanatin, me trashëgiminë kulturore e me radhë. E padyshim që kush bën këtë gjë këtu, nuk diskutohet që fiton shumë më shumë se të punojë në një vend tjetër të botës. Tani për t’i kthyer përgjigje djalit që e kam mbajtur në krahë kur ka qenë i vogël. Nëse të ka ecur, të ka ecur se të kam mbajtur unë në krah. Por po të ishte kështu i bie që të kisha superfuqi, por nuk besoj të jetë kështu”, u shpreh Rama.

Berat Edi Rama te rinj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.