Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A po kërkon Greqia naftë në ujërat shqiptare? Përgjigjet Ministria e Jashtme

22:19 / November 17, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministria e jashtme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Punëve të Jashtme ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari, i cili ka deklaruar se anijet greke kanë 10 ditë që kryejnë kërkime në ujërat shqiptare. Në një reagim për News 24, MEPJ thotë se nuk është aspak e vërtetë që Greqia po bën kërkime në Shqipëri. Sipas MEPJ-së, nuk është kryer asnjë aktivitet i tillë që ka shkelur sovranitetin apo të drejtat sovrane të Shqipërisë në hapësirat detare. MEPJ shton se autoritetet shqiptare janë dhe do të jenë në monitorim të panderprerë dhe me përgjegjshmëri të plotë të çdo lloj aktiviteti me karakter eksplorues apo të ndonjë natyre tjetër që është duke u kryer në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Reagimi:

Lidhur me informacionin e qarkulluar nga individë përmes rrjeteve sociale ku pretendojnë për cënimin e interesave të shtetit shqiptar nga aktivitete eksploruese apo shfrytëzuese të kryera nga Greqia në Detin Jon, MEPJ bazuar në informacionet e institucioneve përkatëse deklaron se nuk është kryer asnjë aktivitet i tillë që ka shkelur sovranitetin apo të drejtat sovrane të Shqipërisë në hapësirat detare. Autoritetet shqiptare janë dhe do të jenë në monitorim të panderprerë dhe me përgjegjshmëri të plotë të çdo lloj aktiviteti me karakter eksplorues apo të ndonjë natyre tjetër që është duke u kryer në hapësirën detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe jo vetëm, për të parandaluar çdo ndikim negativ që mund të sjellë për interesat e vendit.

Informojmë qytetarët shqiptarë se MEPJ është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet respektive greke për të siguruar dhe shkëmbyer të gjithë informacionin e nevojshëm që siguron transparencën e plotë për cdo lloj aktiviteti eksplorues apo shfrytëzues që kryhet në hapësirat detare mes dy vendeve, bazuar dhe instrumentet ndërkombëtare ku të dy shtetet janë palë. Lajme të tilla të paverifikuara, që krijojnë tymnaja mediatike nuk bëjnë asgjë më shumë veçse efektin e dezinformimit të ngacmimit të ndjeshmërisë që opinionit publik për kinse papërgjegjshmëri të institucioneve shqiptare apo shitje të interesave kombëtare tek shtete të tjera. Në të kundërt, MEPJ siguron se institucionet shqiptare janë në lartësinë e detyrës për tu ballafaquar me çdo situatë që mund të prekë sadopak interesat e vendit.

Meçollari tha se anijet greke kanë rreth 10 ditë që kanë ndërhyrë në ujrat shqiptare. Ai tha se në këto momente anija ndodhet në zonën mes Korfuzit dhe Shqipërisë. Sipas tij anija bën një cikël itenerar të caktuar dhe më pas kthehet sërish. Këto anije, shprehet ai, janë të kontraktuara nga ana e qeverisë greke dhe po kërkojnë për naftë në detin Jon.

greqia Ministria e Jashtme nafte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.