Ata ikën me gomone për një jetë më të mirë, por u kapën dhe u dëbuan nga shteti britanik. Kjo është kronika e nëntë shqiptarëvë që u larguan mbrëmjen e së enjtes nga qendra e pritjes së “Home Office”, pasi kishin mbërritur në Britaninë e Madhe me gomone. Shqiptarët e deportuar janë pjesë e një grupi prej 26 shqiptarësh të kthyer në atdhe me fluturim çarter.
“Ne kemi kthyer 26 kriminelë të tjerë të huaj dhe emigrantë të paligjshëm me një fluturim çarter për në Shqipëri. Disa prej tyre në bord kishin dënime me më shumë se 24 vjet burg. Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në MB dhe mirëpresim ata që udhëtojnë këtu ligjërisht dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike. Ne po shohim një numër të madh që bëjnë udhëtime të rrezikshme dhe të paligjshme dhe po punojmë krah për krah me qeverinë shqiptare për të ndërmarrë veprime të forta për t’i ndaluar ato”,-tha një zëdhënës i Home Office.
12,000 shtetas shqiptarë kanë shkuar në Britani që nga fillimi i vitit nga vetëm 50 në 2020 dhe 800 vitin e kaluar.