Një marshim protestë po mbajnë qytetarët e Divjakës këtë të premte, ata janë kundër vendosjes së traut në hyrje të parkut kombëtar.
Deputetët demokratë Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi, i janë bashkuar protestës. Kjo është dita e pestë që qytetarët protestojnë kundër vendimit, ndërsa një ditë më parë pati përplasje edhe me policinë.
Për herë të dytë në Parkun e Divjakës është tentuar të vendoset trau për vjeljen e taksës për ata që duan të hyjnë.