Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bregu: Dy në tre qytetarëve të Ballkanit thonë se lufta është rrezik për ekonominë

14:53 / November 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bregu 1 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Siguria e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë njësoj nën kërcënim, nga radikalizimi, ekstremizmi i dhunshëm, migrimi i parregullt, krimi i organizuar, korrupsioni, keqinformimi dhe sulmet kibernetike. Këto prioritete të përbashkëta kanë marrë një tjetër rëndësi nga lufta në Ukrainë, duke e bërë edhe më të qartë rolin e rëndësishëm të Ballkanit Perëndimor për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të kufijve lindorë të Evropës”, ​​tha dje Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në hapjen e Konferencës së 7-të Vjetore të Sigurisë “Jumbo”, që po zhvillohet në datat 17-18 nëntor në Romë.

Konferenca u organizua nga RCC në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme Italiane dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

“Dy në tre qytetarë të Ballkanit Perëndimor besojnë se lufta në Ukrainë përbën një rrezik për ekonominë e tyre. Kur u pyetën për efektin më të madh të luftës, ata veçojnë rënien ekonomike (77.3%) dhe sigurinë e ushqimit dhe gazit (62.6%) si shqetësimin kryesor. Një përqindje dërrmuese e qytetarëve të BP, 85.6% besojnë se lufta në Ukrainë e bën më urgjente investimin në energjinë e rinovueshme. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, shumica e të anketuarve të Ballkanit Perëndimor, 78% janë të shqetësuar për rritjen e fluksit të lajmeve të ndryshme të rreme, keqinformuese dhe propagandistike. Në të njëjtën kohë, 82.9% e njerëzve në BP janë të të njëjtit mendim se bashkëpunimi rajonal mund t’i ndihmojë ekonomitë e tyre për qëndrushmëri të mirë ekonomike për t’iu përgjigjur pasojave negative të luftës. Kjo është arsyeja pse të gjitha këto shqetësime madhore nuk do të jenë vetëm pjesë e axhendës së Konferencës së Sigurisë “Jumbo” të këtij viti, por do të vazhdojnë të zënë një vend të veçantë në axhendën e RCC në të ardhmen e afërt”, përfundoi Bregu.

Konferenca Vjetore e Sigurisë Jumbo po fokuson gjithnjë e më shumë vëmendjen e aktorëve rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë në rajonin tonë dhe po ndihmon gjithashtu në krijimin e lidhjeve thelbësore për koordinimin e përpjekjeve të bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Objektivi kryesor i këtij edicioni të 7-të të ngjarjes është adresimi dhe përcaktimi i tendencave kryesore të sigurisë që lindën (ose do të jenë në të ardhmen e afërt) nga pasiguritë aktuale rajonale dhe evropiane dhe që do të formësojnë të ardhmen e sigurisë së Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të hënën Konferenca Ndërparlamentare, në fokus zgjerimi i BE dhe integrimi i Shqipërisë

12:59 / September 27, 2026

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

17:39 / September 26, 2026

Rregulla të reja për platformat online

17:32 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.