Tre gra u gjetën të vrara me thikë në dy apartamente në lagjen luksoze të Pratit në Romë. Policia është në kërkim të një vrasësi të mundshëm serial.
Dy nga gratë, të dyja punonjëse seksi me kombësi kineze, 40 dhe 50 vjeç, u gjetën të pajeta në një apartament në Via Augusto Riboty.
Roja i pallatit ka dhënë alarmin pasi gjeti trupin e njërës prej grave në pragun e banesës, ndërsa trupi tjetër u gjet në një nga dhomat.
Trupi i një gruaje kolumbiane, e identifikuar si Marta Castano Torres, gjithashtu një punëtore seksi e cila ishte goditur me thikë për vdekje, u gjet nga motra e saj në një apartament bodrum në një rrugë aty pranë.
Policia e Romës ka thënë se hetuesit po punojnë mbi teorinë se ato janë vrarë nga personi i njëjtë.
