13-ta është konsideruar si numër i pafat dhe është në qendër të shumë supersticioneve dhe teorive lidhur me atë çfarë simbolizon.
Disa njerëz e kanë simbol të gëzimit dhe lumturisë, ndërsa për të tjerë simbolizon frikën. Një legjendë e hershme që rrethon origjinën e frikës ka të bëjë me një prej dokumenteve ligjore më të vjetër të botës, Kodi i Hamurabit, që thuhet se ka fshirë një ligj të 13 nga lista e rregullave të tij.
Në realitet, ky nuk ishte asgjë më shumë se sa një gabim klerik i bërë nga një prej përkthyesve më të hershëm të dokumentit, i cili nuk arriti të përfshijë një rresht teksti, në fakt kodi nuk u vë fare numra ligjeve të tij.
Kuptimi në fe
Në religjionin e krishterë, shifra 13 është nje simbol i interpretimit të darkës së fundit ku Jezusi kishte dymbëdhjetë Apostujt të mbledhur rreth tij, e personi i trembëdhjetë, Juda, i konsideruar si tradhtar. Kështu që shifra 13 u shoqërua me dhimbje dhe vuajtjet e Jezusit pas darkes me Judan.
Në letrat Tarot, 13 herë simbolizion vdekjen e herë rilindjen
Në letrat Tarot, nuk ka asnjë emër numri 13, vetëm se paraqitet një skelet duke korrur. Disa në këtë numër e shohin vdekjen, ndërsa të tjerë rilindjen. Trembëdhjetë është më shumë një burim i mosbalancimit dhe bie në pjesën e kundërt të hyjnores, dhe shënon nje evolucion drejt vdekjes, përfundimin e një fuqie dhe të një arritje.
13 e premtja e zezë
Zanafilla e paragjykimit mund të vije nga një legjendë nordike. Të premten ishte emri i Frigga-së, perëndeshë e dashurisë dhe pjellshmërisë. Kur nordikët dhe fiset gjermanike janë konvertuar në të krishterë, Frika është mallkuar dhe dërgohet në një mal dhe duke u konsideruar si një shtrige.
