Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Kam dalë njëherë dhe nuk hyj më”/ Namik Dokle tregon pse u largua nga politika

20:30 / November 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1600001488 namikdokle
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Namik Dokle ka treguar momentin kur ai vendosi të lërë jetën aktive në politikë dhe t’i përkushtohej shkrimeve dhe librave.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24, Dokle u shpreh se që nga momenti që ka vendosur të merret me letërsi, politika nuk është në planet e tij.

“Nuk kam pasur ndonjë synim të bëhem politikan, por në atë periudhën e ndryshimeve të mëdha, shumëkush nuk kishte menduar të bëhej politikan, por u futën shumë mjekë, inxhinierë…dhe me zuri edhe mua ai kamxhiku i politikës. Romanin e parë e kam menduar vite të tëra dhe u ula ta shkruaj vetëm atëherë kur i dhashë fund politikës. Kur vendosa që nuk do kandidoj më i kam thënë shokëve të mi, drejtuesve të grupit parlamentar, ditën e parë të parlamentit, ditën e parë që u zgjodh kryetari i parlamentit. Unë si deputeti më i vjetër e kisha për detyrë të hapja parlamentin. Ishte Berisha, por meqë kishim fituar ne zgjedhjet ai nuk pranoi dhe e hapa unë. Kur unë ftova kryetarin të zërë vendin e tij zbrita në sallë dhe i thashë shokëve të mi që nuk kandidoj më. Pse thanë? Sepse po të kandidoj prapë do të më duhet të hap parlamentin tjetër përsëri dhe nuk më vjen mirë që parlamentin ta hap dy herë. Boll e hapa njëherë. Po me ca do merresh thanë? Do merrem me letërsi. Kjo është jeta ime tani dhe jo politika. Unë kam dalë dhe nuk hyj më. Unë nuk tensionohem, por duke bërë pyetje politike ju më sillni atë ndjesinë politikë, politika është e tensionuar, ndërsa letërsia nuk është e tensionuar, por është e bukur. Po të jetë për politikë, unë do botoja ditarin tim që është 4 mijë faqe. Nuk dua ta botoj tani. Patjetër që do ta botoj ndonjëherë, por tani për tani jo”, tha Dokle.

Namik Dokle
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.