Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Kosova shtyn vendimin për targat, por…

22:54 / November 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
targa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe më datën 21 nëntor do të vazhdojë masa e qortimit të shoferëve me targat ilegale serbe. Sipas burimeve zyrtare më 22 nëntor nis vendosja e gjobave.

Gjobat do të jenë prej 150 eurosh dhe sipas policisë së Kosovës kjo do të zgjasë deri me 21 janar 2023. Policia thotë se deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth 1740 qortime për shoferët e makinave me targa ilegale serbe.

Për çështjen e planit të qeverisë për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës, të hënën në Bruksel pritet të zhvillohet një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti dhe Vuçiç kanë konfirmuar takimin.

Serbët në komunat veriore të Kosovës kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë gjobat ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e qeverisë për targa. Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori. Plani për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia parashikon 3 faza.

Faza e parë përfshiu qortimin e shoferëve. E dyta parasheh gjobë deri në 150 euro. E treta parashikon vendosjen e targave provuese. Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill. Nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

Vendimi për targat ka tensionuar situatën në veri të Kosovës. Të mbështetur nga Beogradi zyrtar, shumica e serbëve në veri kundërshtojnë këtë proçes dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës – nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria. 

Kosova serbi Targat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky konfirmon takimin me Trump në fund të shtatorit: Pas mbledhjes në Nju Jork mund të jem më i hapur për negociatat

12:07 / September 11, 2026

Skandal spiunazhi në Britani/ Arrestohen dy persona, dyshohet se po shpërndanin informacion për inteligjencën iraniane

19:02 / September 10, 2026

Administrata Trump propozon heqjen e periudhës 60-ditore për emigrantët me vizë H-1B pas humbjes së punës

18:20 / September 10, 2026

Prokuroria në Hagë: 28 orë incizime të Thaçit, dha udhëzime për dëshmitarët

12:03 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.