Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Dobësi dhe shenja ankthi, çfarë është “përgjumja pranverore” që na prek të gjithëve

14:15 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
15881890115b6aba9463946522262865 v4 big
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kalimi nga stina e dimrit në atë të pranverës shkakton luhatje në gjendjen fizike, por edhe atë psikologjike të njerëzve. Mjekët specialistë japin këshilla për aktivitete fizike dhe ushqimet që duhet të konsumohen në këtë periudhë.

Rritja e temperaturave në Pranverë sjell një gjendje lodhje tek njerëzit, që shoqërohet me përgjumje ose konfuzion. Asgjë për t’u shqetësuar sipas mjekëve specialistë. Bëhet fjalë për reagime normale të organizmit të njeriut, të shkaktuara nga ndryshimi i stinëve.

Ariana Reli, mjeke psikiatre: “Ndryshimet stinore sjellin ndryshime të përshtatjes në organizëm. Pranvera njihet nga populli, ndërrimi i gjakut, çelin pemët dhe i bën njerëzit më apatikë, dobësi e përgjithshme në organizëm, shenjat e ankthit, përgjumje, tendencë për të hequr dorë nga aktivitetet. Në këtë sezon hasen shumë alergjitë”.

Po cilat janë grupmoshat që preken në mënyrë specifike? Duket se gjendja e përgjumjes pranverore ndikon tek një gjini e caktuar.

Ariana Reli, mjeke psikiatre: “Janë të ndjeshme të gjitha grupmoshat, por pengesën e ndjejnë më tepër moshat aktive, vuajnë më tepër femrat në raport 1 me 8, sepse femrat e verbalizojnë më tepër problematikën e tyre”.

Situata është kalimtare dhe njëlloj si stina ku ndodhemi, por ka disa këshilla se si mund ta kapërcejmë më lehtë, më kryesoret mënyra e ushqyerjes e aktiviteti fizik.

Ariana Reli, mjeke psikiatre: “Për ta kaluar sa më thjesht dhe pa shkuar te mjeku për medikamente, mirë është që të përdoret ushqim i shëndetshëm, aktivitet fizik, si dhe jeta sociale e cila do na mbajë larg kësaj gjendjeje që përpiqet të instalohet”. /abcnews

Ariana Reli mjeke psikiatre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026

Rama jep lajmin: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

16:29 / July 9, 2026

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.