Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ulet niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm, kurse në Lezhë ka disa akse rrugore të pakalueshme

09:13 / November 22, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
d 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata këtë të martë në qarkun e Durrësit sipas Bashkisë është përmirësuar, pasi është ulur niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm. Po ashtu në bilancin e publikuar këtë mëngjes, theksohet se të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht. Intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i ulët.

“Në vijim të raportimit për situatën deri tani, nga komunikimi me strukturat përgjegjëse vendore të mbrojtjes civile, si dhe strukturat e gadishmërisë së përhershme, situata është e qetë. Niveli në Hidrovorin e Porto-Romanos është 1m, kurse në Hidrovorin e Hamallajt është 1.2m. Niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm është ulur me rreth 2m, dhe për pasojë është tërhequr uji nga tokat bujqësore në Njësinë Administrative Bubq, Bashkia Krujë. Pas punës me intensitet të lartë nga ana e strukturave përgjegjëse është larguar uji nga 8 banesat me prezencë uji në Rajonin Nr.6, qyteti Durrës. Të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht. Intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i ulët. Strukturat vendore janë në gadishmëri të plotë dhe monitorim çdo moment”,–njofton Bashkia Durrës.

Kurse në qarkun e Lezhës, situata vijon të jetë problematike. Sipas bilancit të publikuar këtë mëngjes, thuhet se ka disa akse rrugore të pakalueshme. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

“Situata në territorin e Qarkut Lezhë ora 8:00, datë 22.11.2022. Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes kemi patur rreth 20 mm reshje. Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, kemi ulje të nivelit të ujit me rreth20cm. Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla. Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat I prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet. Nga ana e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë. Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli I ujit po vazhdon të ulet. Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m. Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuote kritike. Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme. Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika”.

permbytje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.