A ka shitur KESH energji 4 herë më lirë sesa bursa? Përgjigjen ndaj kronikës së “Top Channel”, e jep vetë kryeministri Edi Rama. Për të kjo është thjesht një gënjeshtër që po përdoret nga opozita dhe disa media për të nxitur urrejtjen ndaj qeverisë.
“Gënjehet pa të keq fare, sikur këndohet, bjeri t’i biem, një orkestër e tërë e injorancës dhe ligësisë, kanal më kanal portal më portal, shifra futja kot, fjalë rromapërtoma për të helmuar popullin e nxitur urrejtjen ndaj qeverisë! Deri në pikën që s’ka më asnjë logjikë”,-shkruan Rama.
“Në mes të krizës energjetike të shpallur nga vetë qeveria dhe një plani për të vendosur një fashë 800 kilovat për familjet që shpenzojnë më shumë energji, KESH shiti sot energji shumë më lirë seç e bleu atë pak ditë më parë”,-thuhet në lajmin e TCH.
