Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysa ka publikuar video nga përmbytjet në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku ka prezencë uji ka në disa banesa.
Por kryeministri Edi Rama mendon ndryshe, edhe pse pamjet flasin vetë. Ai përmes një postimi në Twitter, pohon se kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit.
“Mjerë kush hyn në këto kanale, lexon e kujton se informohet, po veç helmohet me gënjeshtra të trasha, jashtënxjerrje e neveritshme e helmit që verbon e nxit urrejtjen. Kryetarja e bashkisë Durrësit në krye të detyrës, pranë njerëzve me tërë punonjësit, ndërsa këta të paudhë”.