Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

FOTOT / Veliaj: Shkolla e re në Kodër-Kamëz, xhevahiri i parë i 17 shkollave që do ndërtohen

17:10 / April 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla bashkia tirane erion veliaj 4 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë. Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj siguron se beteja në kryeqytet për të zhdukur mësimin me dy turne pas 30 vitesh do të fitohet. “Beteja jonë për të zhdukur mësimin me dy turne, pas 30 vitesh, do të fitohet sapo të hedhim themelet e shkollës së re në Kodër-Kamëz, e cila do të jetë xhevahiri i parë i 17 shkollave që do të nisin të ndërtohen shumë shpejt në Tiranë”, shkruan Veliaj.

Garancia më e mirë për këtë janë çerdhet, kopshtet dhe shkollat e ndërtuara gjatë këtyre katër viteve në kryeqytet. Duke renditur një sërë investimesh që janë bërë për përmirësimin e infrastrukturës për çerdhe, kopshte dhe shkolla, Veliaj shprehet krenar për punën e pakursyer të bërë gjatë kësaj periudhe.

“Kur shoh sa shumë kemi bërë në këto 4 vjet, më mbush me krenari puna e pakursyer për çerdhet, kopshtet dhe shkollat e Tiranës. Ndërtuam 5 shkolla ë reja: “Kosova” te Rr. Elbasanit, “Ardian Klosi” te Bregu i Lumit, “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsin” te Njesia 2, ‘Servete Maçi’ te Njesia 8, dhe rikonstruktuam me themel dy nga shkollat ikone të qytetit që kanë prodhuar kaq shumë talente shqiptare në botë, Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Shkollën e Baletit”, shkruan ai.

Kreu i Bashkisë nënvizon se këto shkolla me standarde, janë garancia se fëmijët jane aseti më i vyer i qytetit dhe për ta ia vlen çdo mund e përpjekje.  “Këto shkolla me standarde, me klasa e laboratorë model, tashmë të përfunduara, janë garancia jonë se fëmijët, gjenerata tjeër, jane aseti më i vyer i qytetit dhe për ta ia vlen çdo mund e përpjekje. Bashkë”, deklaron kryebashkiaku Veliaj.


  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 1
  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 2
  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 3
  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 4
  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 5
  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 6
  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 7
  • shkolla bashkia tirane erion veliaj 8
  • f1c07119 caf7 4a42 8d8c a11939c6a504
  • 744a403d 7d58 402a 9431 d4a4d1c0071e
  • 23c0a3a8 e694 4b2f 8045 a022deb801da
  • 3aa407fd ef1f 465c 91ee 96a383728834

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026

Rama jep lajmin: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

16:29 / July 9, 2026

Pezullohet efektivi në Fier, drejtori i Policisë: Ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

15:04 / July 9, 2026

Ankara – Kryeministri Rama pritet në takim nga Presidenti Erdogan në Pallatin Presidencial

14:47 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.