Të dhënat e përpunuara nga CIES janë bazuar në listën e futbollistëve të grumbulluar nga secila prej 32 përfaqësueseve pjesëmarrëse. Në studim është vlerësuar paraqitja e tyre në ndeshjet e zhvilluara në 365 ditët e fundit.
Aty merren parasysh minutat e luajtura, performanca në krahasim me shokët e skuadrës dhe kundërshtarët, si dhe lojtarët e tjerë me të njëjtin profil teknik. Brazili në këtë renditje ndiqet nga Spanja dhe kampionia në fuqi Franca.
Anglia, Portugalia dhe Gjermania gjithashtu i kanë lojtarët që ëndërrojnë suksesin në Kupën e Botës. Katari dhe Kosta Rika janë ekipet me më pak mundësi. Rezultati është bazuar në studimin e më shumë se 70 liga në mbarë botën.
