Leonard Bashaliu, i cili akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës pas një konflikti për makinën, është dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së parë të Elbasanit.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale: “Vrasje me paramendim”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Autori deklaroi gjykatë se nuk kishte qëllim për ta vrarë Xhahysën, ndërsa pretendoi se viktima e kishte dhunuar dhe fyer.
Ngjarja ndodhi më 8 qershor të vitit 2021 në fshatin Gjoçaj të Peqinit. Autori dhe viktima Ylber Xhafhysa kanë qenë të përfshirë në një konflikt 5 vite më parë, pasi Xhahysa i kishte gërvishtur makinën Bashaliut.
Ata u konfliktuan fillimisht verbalisht, konflikt i cili degradoi në përdorimin e sendeve të forta dhe më pas armës së zjarrit.
